Nju Delhi, 25 Dhjetor 2010 NOA - Një raketë indiane që transportonte një satelit komunikimi, ka shpërthyer pas nisjes për fluturim në Irakun jugor. Lajmi u bë i ditur nga televizionet, të cilat treguan dhe fotot e aksidentit.
Kjo raketë shpërtheu në një shtëllungë tymi e flakësh dhe kjo pas u nis nga baza e Sriharikota në Indi, e cila ndodhet rreth 80 kilometër nga qyteti i Chennai.
Sipas agjencisë United News of India (UNI), lançimi i satelitit GSLV ka devijuar nga trajektorja e tij dhe u shpërbë shumë pak sekonda pas nisjes.
r.b/NOA
{youtube}KYirFgCd8RU{/youtube}