English

Serbia rrit tensionin në rajon, Gjukanoviç: Në Beograd, zëra kundër pavarësisë së Malit të Zi

Podgoricë, 25 dhjetor, NOA - Kryeministri në dorëheqje i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se ky vend ka qëndrim miqësor ndaj të gjithë fqinjëve.Ai tha se raportet e Malit të Zi me Serbinë i ngarkon pavarësia e Malit të Zi dhe vendimi i Podgoricës për njohjen e Kosovës.

“Komunikimi politik me Serbinë zhvillohet në rregull, është ulur në nivel të minsitrive”, tha Gjukanoviç. Sipas tij, në skenën politike në Beograd “regjistrohen sinjale”, se në Serbi ende nuk pajtohen me pavarësinë e Malit të Zi.

Gjukanoviç tha se janë dy arsye që Mali i Zi nuk i ka këmbyer ambasadorët me Kosovën. Njëra është çështja e përfaqësimit të bashkësisë kombëtare malazeze në Kosovë dhe tjetra është dorëheqja e qeverisë së Kosovës.

Por, ai theksoi se po krijohen kushte që në vitin 2011, Mali i Zi dhe Kosova t’i këmbejnë ambasadorët.

NOA

KOMENTE