Shkup, 25 dhjetor, NOA - Pronarit të televizionit privat A1, Velija Ramkovski, iu dha masa e paraburgimit prej 30 ditësh, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për më shumë vepra penale si fshehje tatimi, pastrim parash dhe veprime tjera kriminale.
Përveç Ramkovskit, gjykatësi hetues u ka caktuar masën e paraburgimit edhe 15 personave të tjerë, përfshirë, drejtoreshën e televizionit, Aneta Koçishki, familjarë të Ramkovskit dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Këtë vendim të Gjykatës së Shkupit, avokatët e kanë cilësuar si skandaloz dhe të pabazuar në fakte dhe prova.
Para se të hynte në gjykatë, Ramkovski me pranga në dorë, ka brohoritur “Diktatura, është demokracia e Gruevskit”!
Drejtuesit e televizionit thonë se arrestimet nuk kanë lidhje me punën financiare të këtij mediumi apo të firmave të tjera në pronësi të Ramkovskit, por, me politikën redaktuese të televizionit, që është ndër kritikët më të zëshëm të qeverisë.
a.k/NOA/INA