English

“South Stream”, mollë sherri mes Rusisë dhe BE

Moskë, 25 dhjetor, NOA - Bllokimi i ndërtimit të gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) nuk është në interes të BE. Detyrë kryesore tani është pajtimi i këtij projekti gazi me legjislacionin europian. Për këtë deklaroi Komisari europian për energjetikën Gunter Etinger (Guenther Etinger) në konferencën me temë “10-vjetori i dialogut energjetik Rusi-BE” që u mbajt në Bruksel.

Rusia tashmë përfundoi marrëveshjet ndërqeveritare në lidhje me realizimin në jetë të projektit “South Stream” (“Rryma Jugore”) me Bullgarinë, Hungarinë, Serbinë, Greqinë, Slloveninë, Austrinë dhe Kroacinë. BE është i detyruar të pranojë de-facto hopin e arritur nga diplomacia energjetike e Rusisë, mendon Zv/Kryetari i bordit drejtues të “Gazprom-it” Aleksandër Medvediev: “- Gazsjellësi “South Stream” (“Rryma Jugore”) i ka të gjitha shanset për tu shndërruar në projekt të përgjithshëm europian.

Bile dhe vetë itinerari i shtrimit të tij e bën atë të tillë. Për realizimin e tij shfaqin interes rreth 10 vende dhe një sërë kompanish të mëdha. Dhe, me sa duket nga të gjitha, numri i tyre do të vijë duke u rritur. Shtrimi i këtij gazsjellësi destinohet jo vetëm të kënaqë kërkesën në rritje për “lëndë të kaltër” djegëse, por edhe për të garantuar sigurinë dhe fleksibilitetin e furnizimeve të gazit”, - tha Aleksandër Medvediev.

NOA

KOMENTE