English

Vritet një nga militantët më të kërkuar libanez

Liban, 25 dhjetor, NOA - Njëri nga militantët më të kërkuar të Libanit, është gjetur i vdekur në një kamp palestinez të refugjatëve, pasi qartazi ishte subjekt i një vrasjeje në stil të ekzekutimit, kanë thënë zyrtarë libanezë dhe palestinezë.

Ghandi Sahmarani, i njohur edhe si Abu Ramirez Sahmarani, ishte gjetur me duar të lidhura dhe sy të mbyllur, në kampin Ein-el-Hilëeh, afër qytetit jugor Sidon.

Ai ishte lider i grupit Jund al-Sham, që e ndjek ideologjinë e al-Kaidës.

Ky grup ishte përleshur në të kaluarën me anëtarët e grupit Fatah, të presidentit të Autoritetetit palestinez, Mahmoud Abbas.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE