English

Zvicra liberalizon vizat me Rusinë

Moskë, 25 dhjetor, NOA - Këshilli i Federatës i Rusisë ratifikoi marrëveshjen ndërqeveritare me Zvicrën mbi liberalizimin e regjimit të vizave.

Qëllim kryesor i marrëveshjes, e cila u nënshkrua më 21 shtator të vitit 2009 në Bernë, është krijimi i kushteve të favorshme për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit ruso-zviceran.

Traktati vendos procedurën e thjeshtuar të marrjes së vizave njëherësh me afat veprimi deri në 3 muaj për sipërmarrësit, gazetarët, nxënësit e shkollave, studentët, sportistët dhe kategori të tjera qytetarësh.

a.k/NOA

KOMENTE