English

50 vjeçarja Merko është viktima e urës së Leklit

Përmet, 26 dhjetor, NOA(Update)- Zbulohet identiteti i viktimës së aksidentit në urën e Leklit në Përmet.

Diamanda Merko është viktima e seksit femër, e moshës 50 vjeç, e cila u godit teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës.

Aksidenti rrugor ndodhi pikërisht në këtë urë ku një makinë ka aksidentuar për vdekje kalimtaren që ecte në rrugë.

Policia që ka mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit ende nuk e ka identifikuar viktimën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.

a.y/NOA
KOMENTE