Përmet, 26 dhjetor, NOA Update – Pas aksidentit tragjik që përgjaku rrugën në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, ku humbën jetën pas festës së Krishtlindjes tre fëmijë të familjes së Anton Kolës, një tjetër aksident ka përgjakur rrugën Përmet-Tepelenë ku mbeti i vdekur një kalimtar. Aksidenti rrugor ndodhi pikërisht në urën e Leklit ku një makinë ka aksidentuar për vdekje një kalimtare që ecte në rrugë.
Policia që ka mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit ende nuk e ka identifikuar viktimën. Sipas korrespondentit të agjencisë NOA uniformat e policisë rrugore po vijojnë hetimin e ngjarjes.
Policia kreu hetime ne vendin e ngjarjes ashtu sic dalloni ne foto nje ekspert hetimi ndersa ne te majte duken dy persona te shtangur nga tragjedia.
Policia zyrtarisht konfirmoi se viktima eshte Diamanta Merko, 57 vjece, nga Kelcyra.
Në orët e mbrëmjes së djeshme të Krishtlindjeve në një aksident tragjik humbën jetën tre fëmijë nga e njëjta familje, Viola Kola 6 vjeç, Griselda Kola 12 vjeç dhe Gerald Kola 9 vjeç, ndërsa babai i tyre Anton Kola që ngiste makinën po lufton me vdekjen në spitalin ushtarak në Tiranë.
Mësohet se familja Kola nga fshati Derven i Fushë-Krujës po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë, dhe makina e tyre tip golf 2 me targë KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.
a.y.NOA