English

Assange “shet” jetën e tij 1.5 milionë dollarë

Londër, 26 dhjetor, NOA-Themeluesi i faqes së internetit Wikileaks, Julian Asange ka nënshkruar një kontratë prej 1.5 milionë dollarësh për shkrimin e autobiografisë së tij.

Assange tha se këto para do ta ndihmojnë për tu mbrojtur nga akuzat suedeze për krime seksuale.
Ky lajm i bë i ditur nga vetë ai në një intervistë për gazetën britanike “Sunday Times”.

Gjykata britanike ka vendosur që të mbajë një seancë dëgjimore lidhur me kërkesën suedeze për ekstradim më 7 shkurt të vitit të ardhshëm.

Që nga momenti i lirimit Assange po jeton në shtëpinë e një miku të tij në Angli, por nën kontrollin e policisë.

a.y/NOA
KOMENTE