Londër, 26 dhjetor, NOA – Plot 1.5 milionë dollarë ka qenë shuma e nënshkruar prej themeluesit të faqes së internetit, UikiLeaks, Julian Assange, për shkrimin e autobiografisë së tij.
Lajmi është dhënë nga ai vetë në një intervistë dhënë për gazetën britanike "Sunday Times" duke theksuar se këto para do ta ndihmojnë për t’u mbrojtur nga akuzat suedeze për krime seksuale.
Assange u bë i njohur në gjithë botën me botimin e dokumentave sekrete në portalin e tij të internetit, ndërsa aktualisht gjendet duke jetuar në angli tek një miku i tij , pas lirimit me kush, ndërsa akuzohet për përdhunim nga drejtësia suedeze.
n.e/NOA