Betlehem, 26 dhjetor, NOA – Betlehemi, simboli i lindjes së Krishtit, është vizituar këtë Krishtlindje nga numri më i madh i vizitorëve të shënuar në 10 vitet e fundit.
Kështu, mediat vendase, bëjnë me dijeni se kanë qenë mbi 100 mijë pelegrinë që e vizituan qytetin e shenjtë, ndërsa vitin e kaluar mësohet se aty ka qenë vetëm gjysma e kësaj shifre vizitorësh.
Betlehemi është një vend i shenjtë për të gjithë të krishterët në botë, pasi ai konsiderohet si vendlindja e Jezu Krishtit.
Mijëra turistë mblidhen aty përvit në qytetin e lindjes së Jezusit dhe po përgatiten të festojnë lindjen e Krishtit.
Ata mblidhen pikërisht në kishën “Lindja e Krishtit”, të cilën të krishterët e konsiderojnë si vendi ku lindi Jezusi 2000 vjet më parë.
Ashtu siç e do dhe tradita, në mesnatë mbahet mesha e shenjtë, moment që për besimtarët dhe banorët e Betlehemit shënon kulmin e festës.
n.e/NOA