English

Bregu i Fildishtë, OKB: 14 mijë persona në arrati

Bregu i Fildishtë, 26 dhjetor NOA - Rreth 14 mijë banorë të Bregut të Fildishtë janë larguar në Liberi dhe kjo si pasojë e dhunës që ka shpërthyer në vend pas zgjedhjeve. Lajmi është raportuar nga OKB-ja.

Disa nga ata që ikën u ndaluan në kufi nga grupe të armatosura. Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka regjistruar rreth 14 mijë vendas të Bregut të Fildishtë që janë strehuar në Liberinë Lindore dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e gjendjes së dhunës që ka pushtuar vendin për më shumë se një muaj.

Agjencia e OKB-së ka marrë informata se pjesëtarët e forcave të reja (FN) kanë penguar shumë refugjatë për të kaluar kufirin në Liberi.

“Kjo i ka detyruar refugjatët e fshatrave të Danane për të bërë një devijim në rrugë prej rreth 80 kilometra në jug, në mënyrë që të arrijnë në Liberi”, - theksoi UNHCR që bëri një apel për të mbrojtur civilët.

r.b/NOA

KOMENTE