SHBA, 27 dhjetor NOA - Britney Spears është në kërkim të balerinëve (të bukur dhe të gjithanshëm) për videon e saj të re që do të prezantohet më 3 janar.
Dhe, duke folur pikërisht për këtë këngë, në Twitter, prodhuesi i saj Dr. Luke, ka anunçuar tre fjalët e para të cilat janë, “Hey Over There”.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur dhe fjalën e 24, “Song”, ndërsa për sa i përket pjesës tjetër gjithçka mbetet një mister.
Për Britney tashmë rrjeti social është bërë tepër i rëndësishëm, aq sa në ditën e ditëlindjes së saj (2 dhjetor) në Twitter ajo njoftoi për publikimin e albumit të saj të ri në vitin e ardhshëm.
r.b/NOA