English

Burri i gjetur i vrarë në Peqin, policia heton vetëflijim të mundshëm

Peqin, 26 Dhjetor 2010 NOA Update – Policia e Peqinit thotë se për personi që u gjet i vrarë sot në afërsi të stacionit të trenit të këtij qyteti, po hetohet pista e një vetëvrasjeje të mundshme.

Ali Ibaj, rreth 55 vjeçar, u gjet sot pasdreke i vdekur pranë stacionit hekurudhor i qëlluar me armë zjarri.

Policia tha se fillimisht hetoi për një vrasje nisur nga skena e ngjarjes por tani thotë se ka përqendruar hetimet në pistën e një vetëflijimi të mundshëm.

Në pyetje po merren familjarët e të ndjerit si dhe dëshmitarë të mundshëm në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 55-vjeçarit.

e.r/NOA

KOMENTE