English

Cunami, 6 vjet pas tragjedisë

Indonezi, 26 dhjetor NOA - Azia Jugore nuk e harron asnjëherë cunamin e tmerrshëm që më 26 dhjetor të 2004 i kushtoi jetën, 230 mijë njerëzve në 13 vende, ku 168 mijë ishin vetëm nga Indonezia.

Lutje dhe ceremoni të shumta janë mbajtur në qytetet më të prekura, ku me qindra jetimë kanë marrë pjesë në këtë përkujtim.

Iniciativa të shumta përkujtimore dhe në Indi, ku shumë persona kanë kujtuar përvjetorin duke hedhur në det qumështin e mbajtur në ritualet me birila.

Cunami u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 9.1, në afërsi të Sumatras në valën e Oqeanit Indian.

Në vetëm rreth një orë, një mur uji i lartë, me gjatësinë e një ndërtese trekatëshe ra në brigjet e Sri Lankas, më pas në ato të Tajlandës, Indonezisë, Indisë, Maldiveve, në Malajzi, Somalia dhe Nigeri.

r.b/NOA

KOMENTE