E diel, 26 dhjetor, NOA- EULEX kërkon më shumë prova për raportin e Dick Martit. Ky njoftim erdhi nga zëdhënësja e Misionit të Bashkimit Europian në Kosovë.
Ajo është shprehur në një media zvicerane se hetimet nuk do të hapen nëse nuk ka prova për lidhjet kriminale që pretendohen kundër liderit të Kosovës Hashim Thaçi.
Zëdhënësja Karin Limdal është shprehur, se nuk kishte mjaftueshëm informacion në raportin e fundit të Këshillit të Europës për të hapur një hetim lidhur me akuzat se Hashim Thaçi ka kryesuar një organizatë të mafias.
Sipas Limdal, Dick Martit, i është dërguar një letër ku i kërkohet që t`i sigurojë EULEX-it informacione ose prova ku ai ka mbështur akuzat e bëra në raport.
Më tej ajo është shprehur se, “Prokuroria shtetërore nis hetimet vetëm kur ka fakte”.