English

Festivali i 49-të i Këngës në RTSH, flasin pjesëmarrësit dhe stafi organizator

Tiranë, 26 Dhjetor 2010 NOA - Kompeticioni më i madh muzikor i përvitshëm, Festivali i 49-të i Këngës në RTSH uli mbrëmë tiparin me shpalljen e fituesve ku çmimin e parë e mori “Kënga ime’ e kompozitorit Shpëtim Saraçi, me tekst të Sokol Marsi, kënduar nga Aurela Gaçe.

Organizatorët thonë se evenimenti pati një organizim dinjitoz, e të admirueshëm, duke shtuar se puna e stafit dhe e artistëve pjesëmarrës u shpërblye me kënaqësinë që mori publiku, i cili në shumë momente shpërtheu në ovacione për këngët e tij të preferuara.

“Sigurisht të kënduarit live e rrit shkallën e vështirësisë, por ashtu si në dy netët gjysmë – finale, edhe në natën e tretë këngëtarët treguan nivelin e tyre të lartë vokal, e për më tepër të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH –së që shquhet për nivelin profesional të orkestrantëve dhe dirigjentëve të saj”, - thonë nga stafi organizator.

Sipas tyre, kjo ndërthurje harmonike zërash, tingujsh, tekstesh e instrumentesh muzikore u përhapën plot art në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Më poshtë, ndiqni opinionet, dëshirat dhe mendimet e stafit organizator dhe këngëtarëve pjesëmarrës në festivalin e 49-të:

KOMENTE