Agjencia NOA do të raportojë çdo ditë shpesh mbi atë çka ndodh në shtëpinë e Big Brother
Tiranë, 26 Dhjetor 2010 NOA/ Ervin Tirana – Ka nisur plot shkëlqim, luks, surpriza dhe emocione, realit show i famshëm “Big Brother 4”. Spektakli që çeli këtë show u transmetua drejtpërdrejt nga Top Channel nga mbrëmja e parë deri në orën 00.40 të së Dielës.
Nata e parë
Persona të panjohur me njëri-tjetrin, por sigurisht edhe për publikun, kanë nisur bashkëjetesën, të vëzhguar 24 orë në 24 nga Vëllai i Madh, nën rregullat e tij.
Për të katërtin vit radhazi, prezantuese e mbrëmjes së spektaklit Arbana Osmani.
Big Brother sjell një sërë elementësh të ri siç janë shtëpia e re dhe studio e re.
Rezart Aga, autor i Big Brother Albania, flet për një edicion ndryshe, me një skemë të re: “Do të ketë një ndryshim në skemë. Nuk do të jetë ajo skemë e mëparshme me të cilën konkurrentët janë mësuar”.
Arbana sic shihni ne foto, pati mundësinë të hynte e para në shtëpinë e Big Brother për të parë dhe për të zbuluar arredimin tërësisht të ri.
{youtube}-XzQsG5Sjn0{/youtube}
Top Channel vuri në dukje faktin se shtëpia këtë vit është e mobiluar me fjalën e fundit të teknologjisë. E veçantë e shtëpisë është një pishinë me ujë të ngrohtë.
Po ashtu ishte menduar për banorët që ta ndjenin sa më mirë atmosferën e festave duke u përgatitur pemën e Krishtlindjeve së bashku me tavolinën e ngrënies të shtruar.
Banorët
Arbana e filloi prezantimin me personazhin e parë Toros qe ju shihni ne foto.
I riu me origjinë Armene, jeton në Durrës dhe është 37 vjeç por ai thotë se për afro 20 vjet ka jetuar jashtë Shqipërisë.
Personazhi i dytë ishte 24 vjeçari nga Vlora Hënes. Ai është kthyer prej tre muajsh në Shqipëri pasi shtatë vite me radhë ka jetuar në Greqi.
Prej disa kohësh ai është lidhur me një vajzë dhe në Big Brother iu bë një surprizë.
E dashura e tij hyri në shtëpinë e Big Brother sikundër shihni dhe në foto dhe i bëri një lojë Hënesit duke shpallur se edhe ajo do të ishte banore e Big Brother.
Këtu nisën telashet për Hënes. Hapur ai tha se nuk ishte dakord të rrinin që të dy, duke pohuar mëse një herë se ndonëse ishin të lidhur, gjithçka mund të ndodhte. Në pak minuta ky telash u zgjidh pasi u pohua se ishte vetëm një lojë dhe e dashura e Hënesit u largua nga shtëpia e Big Brother.
Të tjerë banorë që u futën në shtëpinë e Big Brother ishin edhe Olgeri 26 vjeçar si dhe Vladimiri që ju shihni në foto. Me nofkën Konti, Vladimiri është parukier ndërsa bën dhe tekste këngës. Ai është baba i dy fëmijëve.
Më tej në shtëpi hyn studentja 25 vjeçare Klodiana, e cila thotë se i pëlqen bota e modës dhe aktrimi, e madje dhe e ka ushtruar profesionin e modeles.
Klodiana shprehet se gjithmonë e realizon ëndrrat dhe ky është qëllimi i pjesëmarrjes në Big Brother.
Vajza e dytë ka shumë vite që jeton në Londër dhe ka ushtruar profesione të ndryshme, duke specifikuar ndër të tjera: kameriere, sekretare e deri në administratore në agjenci të ndryshme. Ajo shprehet se i pëlqen të eksplorojë botën, dhe të përjetojë gjithmonë eksperienca të reja.
Vajza e tretë quhet Alma, është me origjinë nga Shkodra dhe ka 10 vjet që jeton në Itali. Ajo tregon se dy nga gjërat që i pëlqejnë janë: kërcimi latin-amerikan dhe të bëjë shopping.
Ergysi qe shihni ne foto është banori tjetër i cili vjen nga Shkodra. Ai shprehet se ka pesë vjet që jeton në këtë qytet dhe e do shumë Shkodrën.
Personazhet e radhës janë tre vajza dhe një djalë. Altena, vjen nga Peja. Ajo është 25 vjeçe, studion për psikologji kurse tregon se prindërit e saj janë shumë tradicionalë.
Altena qe shihni ne foto, tregon se ka katër vite që jeton me një shoqe dhe ka një shoqëri që i pëlqen të debatojë.
Dy nga tiparet e saj janë oratoria dhe karakteri sfidues.
Tre konkurrentët e tjerë që hynë në shtëpinë e Big Brother ishin Fatjona, Imelda dhe Emilio.
Surprizë në Big Brother ka qenë hyrja e një gruaje e cila ishte Majlinda qe ju shihni ne foto. Ajo vinte nga Italia ku jeton prej shumë vitesh.
Banorët menduan se do të ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother por Arbana njoftoi më pas se djali 23 vjeçar që ishte në rolin e badigardit që u hapte derën banorëve të rinj të shtëpisë së Big Brother në të vërtetë do të ishte banori i radhës.
Marieli i cili jeton familjarisht në Vieçenza të Italisë prej 14 vjetësh, tha se ishte i lumtur që e ëma do të rrinte me të në shtëpinë e Big Brother.
Por kjo nuk zgjati shumë sepse Majlinda pas përqafimeve të nxehta doli nga shtëpia.
Neda qe shihni ne foto, është një vajzë 19 vjeçare e cila studion filozofi. Ajo ka dy motra me të cilat thotë se është shumë e lidhur.
Banorja e radhës në shtëpinë e Big Brother pohoi se është shumë e lidhur pas filozofisë dhe artit të të shkruarit.
Olgeni ishte një tjetër banor që iu bashkua shtëpisë së Big Brother. Ai ka studiuar për marketing dhe tha se i pëlqen shumë politika, sporti dhe televizioni por më shumë politika duke theksuar se e ndiqte shumë aktualitetin.
Rreth spektaklit
Gjithashtu ky spektakël u transmetua në kanalet Big Brother 1 e 2 si dhe në kanalet HD të platformës televizive Digitalb. Nata tjetër e spektaklit live do të jetë më 1 janar 2011 në mbrëmje.
Ndërkohë platforma dixhitale tokësore dhe satelitore, DigitAlb njoftoi se ka nisur transmetimin e dy kanaleve “Big Brother”. Big Brother Albania 4, prej 25 Dhjetorit transmetohet me 2 regji të ndryshme, 2 kanale të dedikuar, 24 orë live.
Kanalet Big Brother mund të shihen vetëm nëpërmjet abonimit të posaçëm Gold dhe do të kushtojnë 1.000 Lekë për 3 muaj që do të zgjasë spektakli.
Kurse të gjithë ata që kanë ose bëjnë abonim Premium, kanalet Big Brother do t’i shohin falas.
Mbrëmja e spektaklit do të jetë të shtunave në Top Channel në 20.45, përmbledhja ditore nga e hëna në të shtunë pasditeve, si dhe Fan Club me Eno Popin çdo të diel.
Agjencia NOA do të raportojë çdo ditë shpesh mbi atë çka ndodh në shtëpinë e Big Brother.
e.t/NOA