English

Hakerët shqiptarë si po i sulmojnë dhjetëra faqe maqedonase

Shkup, 26 Dhjetor 2010 NOA - Dhjetëra faqe interneti në gjuhën maqedonase janë sulmuar nga hakerë shqiptarë, si kundërpërgjigje siç thuhet për djegien e flamurit shqiptar në Shkup.

Personat që kanë sulmuar faqen janë një grup i njohur hakerësh me emrat Grupi UAH-Creë, H-Al, LooCK3D, Badboy-Al.

“Sulme të mëtejshme do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme në shenjë revolte pas aktit të djegies së flamurit shqiptar nga ekstremistët maqedonas”, theksohet në njoftim.

Faqet e sulmuara janë edhe të njohura në opinionin maqedonas. /INA/NOA/

KOMENTE