Prizren, 26 dhjetor, NOA – Ndërsa para disa kohësh është inauguruar në Pejë patriarku serb Irinij, sot në Prizren është paralajmëruar mbajtja e ceremonisë inauguruese të Peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë e Prizren, Teodosije.
Teodosije, do të inaugurohet përmes pranisë së disa autoriteteve të larta serbe, siç janë edhe ministrat Ivica Daçiç dhe Goran Bogdanoviç.
Ndërkaq zyrtarë të qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se u kanë dhënë leje qëndrimi ministrave serbë, por me kushtin që ata t’i përmbahen agjendës dhe të qëndrojnë në Prizren për ceremoninë fetare dhe të mos e shfrytëzojnë atë për deklarata e thirrje politike.
n.e/NOA