Teheran, 26 dhjetor, NOA – Irani ka pezulluar varjen e militantit kurd Habibollah Latifi, e parashikuar për sot, dhe i dënuari ka mundur të takohet me familjarët e tij. Këtë fakt e ka bërë publik avokati mbrojtës i të dënuarit me vdekje, Ahmadi, i cili në një intervistë për agjencinë Isna theksoi se pezullimi i varjes së Habibollah Latifit ishte dhënë nga kryetari i Gjyqësorit të Iranit, Ayatollah Larijani, në mënyrë të tillë që vendimi i varjes së të dënuarit kurd të hetohej rishtas.
29 vjeçari kurd, Habibollah Latifi i mbyllur në burgun e Sanandaj është shpallur fajtor për “luftë kundër Perëndisë”.
mit/NOA