Durrës, 26 dhjetor, NOA – Forcat policore të Durrësit kanë mundur të ndalojnë në port tre persona, të cilët rezultonin si të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Kështu, i ndaluari i parë mësohet se është Shiqeri Idrizi, 25 vje[ç, banues në Kosovë; person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kosova për veprën penale të vrasjes.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet e sekuestrua edhe një armë zjarri e tipit pistoletë Parabel, të cilën ai e mbante pa leje.
Ndërsa personi i dytë i ndaluar mësohet se është Armand Rraja, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas rezultoi i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të mashtrimit, i shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit, ndërsa gjykata e kishte dënuar me 1 vit burgim.
Dhe personi i tretë i ndaluar është 40-vjeçari Mendu Bakija, banues në Kosovë, me kombësi e shtetësi kosovare.
Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar me date 06.07.2009 nga shteti zvicerian për veprën penale të emigracionit ilegal.
n.e/NOA