E diel, 26 dhjetor, NOA- Komisioni Evropian në vlerësimin e tij për katastrofat natyrore e ka cilësuar vitin 2010 si vitin me katastrofat më të tmerrshme që nuk janë njohur deri më tani nga njerëzimi.
Në vitet e tjera dëmet kapnin shifrën e 80 miliardë eurove.
Vihet re se gjatë vitit 2010 në këto katastrofa kanë humbur jetën mbi 300.000 vetë, 250.000 vetëm gjatë tërmetit në Haiti.
Ky vlerësim u bë i njohur nga Komisionerja e KE-së për ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva, e cila e vlerëson dëmin ekonomik të shkaktuar nga katastrofat në mbi 180 miliardë euro, një shifër sipas saj e panjohur më parë.
a.y/NOA