English

Krishtlindje në Torino, maratonë transplantesh, 9 vetëm 36 orët e fundit

Torino, 26 dhjetor, NOA – Një maratonë e vërtetë transplantesh, plot nëntë janë kryer në të paktën 36 orë që nga vigjilja e Krishtlindjeve e deri më tani në spitalin Molinette të Torinos në Itali. Ky numër i lartë transplantesh në ditët festive është rekord edhe për faktin se është dashur të thirren në punë një personel i lartë për ndjekjen e operacioneve.

Ndërhyrjet kirurgjike të larta në numër gjatë Krishtlindjes sikundër bëjnë të ditur burimet spitalore kanë rikthyer në punë kirurgë, infermierë, anestezistë, shoferë të specializuar për transportin e organeve të trasplanteve, disa prej të cilëve u është dashur edhe të vijnë nga jashtë Torinos për në spitalin Molinette.

Madje është dashur një kirurg për çdo transport organesh.

mit/NOA

KOMENTE