Tiranë, 26 dhjetor, NOA - Mengjesi i dites se diel do te karekterizohet nga mot i paqendrueshem ku pjesa me e madhe e vendit do te jete me vranesira por ne zonat bregdetare do te kete reshje te dobeta shiu. Mesdita do te dominohet nga vranesira dhe shira ne te gjithe vendin ndersa ne zonat malore do te kete reshje te pakta debore.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vranesirave ne vend, me te dendura ne ekstremet Verior - Jugor ku do te shoqerohen me reshje shiu e debore, ne fakt reshjet do te jene me intensitet te ulet. Gjate nates reshjet e shiut dhe te debores do te zhvendosen drejt zonave malore Lindore. Temperaturat ajrit do te pesojne 3 grade renie ne mengjes ndersa mesdita do te ruaje te njejtat vlera te temperaturave ne vend. Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim Jugor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do te jete 4 balle.
Europa
Ne Europen qendrore do te vendoset nje qender me presion te ulet atmosferik e shoqeruar nga nje front i ftohte i cili vjen nga oqeani Antlantik me shtrirje deri ne qender te kontinentit. Po ashtu nje qender e presion te ulet do te pozicionohet ne rajonin e Mesdheut dhe per rrjedhoje do te kete reshje shiu e debore me intensitet mesatar te cilat do te zgjasin deri ne oret e vona te mbremjes. Situata do te paraqitet problematike ne Italine veriore, Greqi, si edhe ne Alpet Europiane pasi reshjet e shiut dhe te debores do te intesifikohen. Ndersa ne Verilindje te kontinentit do te dominojne masa ajrore te thata e te ftohta, ku kthjellimet do te jene prezent gjate gjithe dites por temperaturat do te jene te ulta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Europa Qendrore alarmon rreshje te pakta debore;
Mesdheuu alarmon per ere te forte dhe rrebeshe shiu;
Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;
Spanja rrezikohet nga debore e dendur dhe dallge te larta.
n.e/NOA