Tiranë, 27 dhjetor, NOA - Vranesirat dhe shirat e dobet do te mbeten të pranishme edhe sot në këtë ditë të parë të javës që sapo nisi, në të gjithë territorin shqiptar. Serish me problematike do te mbeten zonat bregdetare.
Qytetet si Durres, Vlore, Sarande dhe Himare do te marin sasira te konsiderueshme te shirave. Ne zonat malore ne lartesine mbi 1000 metra do te kete reshje te pakta debore.
Mesdita do te mbetet me mot te vranet dhe shira te dobet ne te gjithe territorin.
Temperaturat do te bien ndjeshem per shkak te qarkullimit veriperendimor te masave ajrore.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Gjirokastër, -1 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 18 gradë Celsius.
Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën -5 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -20 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 18 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe reshje shiu ne te gjithe territorin por intensiteti i tyre do te jete u dobet.
Gjate nates parashikohet qe reshjet te zhvendosen ne zonat jugore dhe juglindore te shqiperise.
Temperaturat e mengjesit do te pesojne 3 grade renie, por ne mesdite do te kete rritje te lehte te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 28 km/h me drejtim Lindor, kjo do te beje qe dallgezimi te mbetet 3 balle.
Europa
Ne Europen Juglindore do te vendoset nje qender me presion te ulet atmosferik e shoqeruar nga nje front i ftohte me shtrirje nga zona a Alpeve deri ne Greqi.
Per rrjedhoje do te kemi vranesira dhe reshje shiu e debore ne te gjithe rajonin dhe gadishullin e Ballkanit.
Ne ishujt britanike do te vendoset nje qender ciklonare e cila do te sjelle instabilitet te atmosferes duke bere qe vranesira dhe reshjet e shiut dhe debores te dominojne gjate gjithe dites.
Qendra e kontinentit do te karakterizohet nga vranesira dhe reshje te pakta debore te shoqeruar me stuhi te forta ere. Problematike do te jete ne Ballkanin Lindor pasi reshjet e shiut do te jene me intesitet te larte dhe shoqeruara me shkarkesa rrufesh ndersa e gjithe pjesa tjeter e Europes do te dominohet nga moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Italia do te alarmoje serisht per rrebesh shiu dhe ere te forte;
Rajoni i Mesdheut alarmon reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Ishujt Britanike alarmojne per reshje te dobeta debore.
n.e/NOA