Paris, 26 dhjetor NOA - Të dorëzuar ose pothuajse të kënaqur, rreth 200 pasagjerë kanë kaluar natën e Krishtlindjeve në aeroportin e Parisit të Roissy-Charles de Gaulle, ku si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës janë anuluar të paktën 400 fluturime.
Për të njëjtën arsye janë evakuuar me tepër ngut dhe terminali 2E, në çatinë e të cilit ishte grumbulluar një sasi e madhe dëbore.
Në terminalin 2F një sallë u kthye në një konvikt të vërtetë dhe të “mbijetuarit e aviacionit”, duhet thënë se u rifreskuan me një darkë të vërtetë Krishtlindjesh... në kushte aeroportuale.
r.b/NOA