English

Pas Krishtlindjeve, Ushtria italiane në aksion: Hiqen 50 ton plehra nga Napoli

Napoli, 26 dhjetor, NOA – Një ditë pas Krishtlindjeve dhe menuve të zgjeruara të familjeve italiane, trupat e ushtrisë italiane janë vënë në aksion që në orët e para të mëngjesit të sotëm për të pastruar plehrat e grumbulluara gjatë ditëve festive që kanë mbushur cyt dy rrugë të qytetit jugor Napolit. Aksioni i pastrimit në rrugët napolitane “Don Bosco” dhe “Umberto Maddalena”, drejtohen nga gjenerali Antonio Monaco.

Sikundër tha Monaco deri në orët e pasdites janë hequr rreth 50 ton plehra të krijuara vetëm gjatë aktiviteteve të krishtlindjeve, të cilat janë dërguar pranë vendeve të përpunimit Stir.

Për këtë aksion pastrimi janë vënë në shërbim 12 kamionë ushtrie dhe mjete të tjera mekanike.

Në aksion nuk mungojnë si gjithnjë njerëzit e repartit Xhenjios ata të shërbimeve të pastrimit të ushtrisë, të cilët parashikojnë pastrimin e hapësirave të jugut të Italisë.

mit/NOA

KOMENTE