Elbasan, 26 dhjetor, NOA Update – Një person është gjetur i vrarë dhe dyshimet e para janë se ai është ekzekutuar. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në Peqin. Mësohet se ka mbetur i vdekur në vend 55-vjeçari Ali Ibaj.
Sikundër bën të ditur policia nga të shtënat e armës është bërë e mundur që uniformat blu të rrethojnë vendngjarjen, por pa mundur të identifikojnë apo të kapin në flagrancë autorin e mundshëm.
Ndërkohë që ngjarja ndodhi vetëm pak minuta më parë, ende nuk janë të qarta arsyet e vdekjes.
Vijon...
mit/NOA
HETIMET E PARA, POLICIA: DYSHOJME VETEVRASJEN