E diel, 26 dhjetor, NOA- Azia ka nderuar ditën e sotme kujtimin e 230 mijë viktimave të cunamit të 26 dhjetorit 2004.
6 vjet më parë, më 26 dhjetor 2004, pas një tërmeti të fuqishëm u në Oqeanin Indian u krijua një cunam i cili rrafshoi fshatra dhe qytete të tërë në Indonezi, Sri Lanka e në disa vende të tjera, duke vrarë apo zhdukur rreth 230 mijë persona.
E cilësuar si katastrofa më e madhe që prej shumë dekadash, ky përkujtim u bë në provincën indoneziane të Acehut, që pati numrin më të madh të viktimave me 166 mijë të vdekur, për këtë u organizuan lutje në xhaminë kryesore.
a.y/NOA