Angli, 27 dhjetor NOA - Udhëheqësit e Manchester United nuk kanë gabuar në garën e radhës të kampionatit anglez të Premier League ku kanë mposhtur skuadrën e Sundeland me rezultatin 2-0.
Në Old Trafford ekipi i drejtuar nga Alex Ferguson është tërhequr nga Berbatov, i cili ka kryer dhe të dy golat për djajtë e kuq, respektivisht në minutën e 5 dhe në pjesën e dytë në minutën e 57-të.
Fitore të rëndësishme ka arritur dhe skuadra tjetër e Manchester, ajo e City e drejtuar nga tekniku italian Roberto Mancini, ku ka mundur jashtë fushe skuadrën e Newcastle, me rezultatin 1 me 3, ku tepër vendimtar ka qenë argjentinasi Tevez me dy golat që ka realizuar.
Për sa i përket ndeshjeve të tjera të kampionatit anglez ato janë të renditura si më poshtë:
Fulham - West Ham 1-3
Blackburn-Stoke City 0-2
Bolton West Bromwich 2-0
Wolverhampton-Wigan 1-2
r.b/NOA