Rio de Zhanero, 26 dhjetor, NOA- Dilma Rusef, Presidenti i Brazilit, vetëm pak ditë para se të filloj zyrtarisht punën në postin e presidencës, publikon emrat e qeverisë së ardhshme, duke mbajtur premtimin e përfaqësimit të femrave në të.
Ashtu siç kishte trumbetuar gjatë fushatës elektorale, gratë zënë një vend të rëndësishëm, në ekipin qeveritar që do të nisë punën zyrtarisht më 1 janar.
Një e treta e emrave të ministrave të prezantuar janë femra, disa prej tyre në pozicione strategjike dhe në poste të lakmueshme nga politikanët më në zë, të cilët duhet të jenë të kënaqur me një post më të ulët.
Ky është ndër të paktët raste të përfaqësimit dhe mbajtjes së fjalës për përfaqësinë e gruas në qeverisje.
a.y/NOA