Iran, 26 dhjetor, NOA- Kryeprokurori i Iranit Abas Xhafari Dolatabadi, bëri të ditur ditën e sotme se një person i cili akuzohej për spiunazh në favor të Izraelit është dënuar me vdekje.
“Pas rikonfirmimit të dënimit nga ana e Gjykatës Supreme, identiteti i të dënuarit nuk do të bëhet publik”, tha Xhafari për mediat.
pak kohë më parë Kryeprokurori iranian deklaroi se gjykata kishte në dorë, materiale për dy të dyshuar për spiunazh në favor të Izraelit.