English

Tentojnë t’i vjedhin lekët një qytetari, e gjuajnë me thikë dhe grushta

Durrës, 26 dhjetor, NOA – Në stacionin e autobusëve të linjës Durrës-Plepa, dy persona kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë lekët një 43-vjeçari, banor i lagjes 15 në Durrës, duke i shkaktuar dëmtime në kokë si pasojë e goditjeve me thikë e grushta.

Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat e policisë së Durrësit, ato kanë mundur të ndalojnë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim të mbetur në tentativë”, 24-vjeçarin Dilaver Dulqea, banues në Durrës.

Po kështu, u bë shpallja në kërkim për të njëjtat vepra penale e shtetasit Gjergj Shkoza, 24 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndërkaq, mësohet se i dëmtuari pas ndihmës mjekësore të marrë aktualisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se po punohet për kapjen e Gjergj Shkozës.

n.e/NOA

KOMENTE