Breg i Fildishtë, 26 dhjetor, NOA – Paralajmërimi për një luftë civile dhe konfliktet e vazhdueshme në vend, kanë bërë që nga Bregu i Fildishtë të largohen me mijëra njerës të cilët i druhen shpërthimit të një lufte të vërtetë.
Lajmi konfirmohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës, janë rreth 14 mijë njerëz të cilët e kanë braktisur Bregun e Fildishtë duke iu drejtuar drejt Liberisë fqinje.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR deklaron ndërkaq se shifra e pritshme gjatë ditëve të vazhdim është ajo e 30 mijë refugjatëve, pra një dyfishim i atyre që e lënë vendin e tyre nga frika e një konflikti të armatosur dhe humbja e jetës.
Shumica e atyre që po largohen janë mbështetësit e Alsane Ouataras, i cili ndërkombëtarisht është njohur si president i ri i vendit, pasi presidenti aktual, Laurent Gbagbo nuk pranon ta lëshojë postin dhe ky i fundit ka paralajmëruar se do të ketë luftë civile.
Në luftën për pushtet mes këtyre të dyve, deri tani kanë humbur jetën rreth 200 vetë.
n.e/NOA