Elbasan, 26 dhjetor, NOA Arjola Ymeraj - Një aksident tjetër ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, ku si shkak i tij kanë vdekur dy persona, ndërsa 4 të tjerë janë aksidentuar pas përplasjes së dy makinave në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Mësohet se dy makinat e aksidentuara janë me targa greke, njëra e tipit Opel dhe tjetra Wolksvagen.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ky aksident vjen pasi emigrantët shqiptar, nuk përshtaten lehtë me sistemin rrugor në Shqipëri.
Ky është aksidenti i dytë me pasoja tragjike i mbrëmjes së sotme pas atij të qytetit të Përmetit ku ka humbur jetën kalimtarja 55 vjeçare.
Shkak i këtyre aksidenteve duket se është shpejtësia e madhe e drejtuesve të automjeteve çka ka bërë që ditët e fundit të rritet ndjeshëm numri i viktimave.
Me heret mbremjen e djeshme, tre femije gjeten vdekjen dhe i ati u plagos rende ne Borizan prane Fushe Krujes.
RRITET BILANCI I VIKTIMAVE NE AKSIDENTIN E ELBASANIT