Durrës, 26 dhjetor, NOA – Në kuadër të operacionit “Ueekend” strukturat Kundër Krimeve ndaj Pronës në policinë e Durrësit, identifikuan dhe bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës dhe njësisë tregtare të një banori të këtij qyteti.
Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, personi në fjalë quhet Asllan Krashi, 47 vjeç, banues në Durrës.
Bëhet me dijeni se totali i shumës së parave të vjedhura ditën e djeshme në banesën e personit në fjalë ishte 14 milionë lekë (të vjetër), njëkohësisht që mallrat e vjedhura në njësinë e tij tregtare “Veshje sporti” të ndodhur në lagjen 4 Durrës, ishte rreth 3.000 Euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e vlerës monetare të vjedhur (para dhe valutë) si dhe artikujt sportive të përvetësuar në njësinë tregtare
n.e/NOA