English

Vrasja e Mustafas, policia kap autorin e dyshuar

Durrës, 26 dhjetor, NOA – Strukturat policore të Durrësit, si rezultat i organizimit të shërbimeve, me qëllim sigurimin e rendit e qetësisë publike, me rastin e festave të fundvitit, kanë pasur disa rezultate në drejtim të zbardhjes e dokumentimit të veprave penale dhe kapjes së personave të kërkuar.

Kështu, në vijim të informacionit të dhënë më datë 24.12.2010 mbi vrasjen e Krenar Mustafas, gjatë paradites së sotme, u bë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së kësaj ngjarje.

Autori i dyshuar i saj rezulton të jetë Astrit Piku, i cili gjatë intervistimit të tij, i vënë para provave të grumbulluara, ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke dhënë shpjegime të plota mbi motivin e rrethanat e ngjarjes.

Aktualisht, ky person ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE