Afganistan, 27 dhjetor, NOA - NATO ka njoftuar se një pjesëtar i saj është vrarë nga një bombë në pjesën jugore të Afganistanit gjatë ditës së sotme.
Në njoftim e aleancës nuk jepen detaje mbi vendin e saktë ku është vratë ushtari i aleancës dhe mbi kombësinë e tij.
Këtë vit në Afganistan, janë vrarë 697 pjesëtarë të NATO-s, që tregon se viti 2010 ishte më vdekjeprurësi deri tash në këtë luftë gati 10 vjeçare.
NOA