English

Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Romë, gjendet pako e dyshimtë

Romë, 27 dhjetor 2010, NOA - Një alarm për bombë ka ndodhur sot në ambasadën Shqiptare në kryeqytetin e Italisë, Romë, duke shkaktuar panik në gjithë personelin që punon në këtë institucion.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane e cila raporton se alarmi për bombë ka qenë në serinë e bombave të vendosura këto ditë në të gjithë selitë diplomatike në Itali.

Për fat të mirë alarmi ka rezultuar false. Ekspertët e çminimeve kanë shkuar menjëherë në ambasadën shqiptare në rrugën “Asmara” (e shihni ne foto) dhe kanë gjetur një pako në afërsi të saj.

Por pas ndërhyrjes në vend të bombës ka qenë një kalendar.

Gjatë ditës së sotme janë vendosur bomba në ambasadën Greke në Romë dhe alarm për pak të tjera të dyshimta edhe në disa ambasada të tjera.

Bomba në ambasadën greke o mor përsipër të jetë vendosur nga një grup anarkistësh.

e.r/NOA

KOMENTE