English

Berisha këmbëngul dhe largohet nga foltorja: Hetim pa fakte nuk ka

Tiranë, 27 dhjetor, NOA Update – Kryeministri Berisha vazhdon të hedhë në seancë plenare idenë se hetim pa fakte të zgjedhjeve, nuk do të ketë dhe se mazhoranca edhe pse mund t’ia bëjë ndonjë lëshim opozitës, këtë gjë nuk mund ta bëjë kurrë.

Sapo ai ka mbaruar fjalën dhe është larguar nga foltorja e Kuvendit, duke përsëritur kushedi sa herë se opozita nuk ka lezet që i ndryshon sa herë që do ajo, kërkesat siç është ajo për hetimin e zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë, ka përfunduar fjalimi i tij i gjatë prej mbi dy orë për çështjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve duke qenë i prerë në qëndrimin e tij se hetim pa fakte nuk do të ketë dhe se mazhoranca nuk ka ndërmend t’i lëshojë pe në asnjë mënyrë opozitës për këtë çështje ...(vijon)

n.e/NOA

Gjithçka për seancën e sotme

KOMENTE