English

Berisha: Opozita, “mission impossible”

Tiranë, 27 dhjetor, NOA Update – “Nuk jam aspak i habitur për faktin se përse ju tërhiqeni tërësisht nga komisioni parlamentar”. Me këto fjalë iu është drejtuar kryeministri Berisha deputetëve socialistë në seancën plenare, duke iu kujtuar se memoria e të gjithëve ka fiskuar se si prej një viti e gjysmë opozita ndërmori një përpjekje të çuditshme, një angazhim në “mision impossible”.

“Ju harruar se mision impossible i ndërmarrin vetëm ata që fakultetet mendore i kanë të errësuara plotësisht nga faktorë fondamentalistë, ekstremë, tek të cilët shkatërrimi është pasioni i tyre i parë”, tha më tej Berisha.

Duke u kujtuar deputetëve socialistë se kryetari i tyre parashuton në skenën politike si zëdhënës kryesor i bllokmenëve dhe produkt total i Bllokut dhe si një njeri që kjo psikologji, dhe ky mentalitet, nuk e lejon t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë në 12 vjet politikë, vetëm truke, trillime dhe mashtrime.

“Një njeri i cili nuk ka qenë i zoti deri më sot, përveçse disa bojërave nëpër Tiranë , të nxjerra nga një profesion i dështuar, nuk u nxjerr qytetarëve asnjë gjë tjetër për të sotmen dhe të ardhmen e tyre”, tha ai më pas duke shigjetuar Edi Ramën...(vijon)

n.e/NOA

LEXONI GJITHASHTU: Berisha: Vizat, fiksim patologjik i Ramës

KOMENTE