Tiranë, 27 Dhjetor 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha, ka hedhur poshtë shkrimet e “Politikës” së Beogradit për pjesëmarrjen në tregtinë me armë, gjatë luftës në Kosovë 1998/1999.
Gazeta "Politika" e Beogradit ka shkruar sot se “Berisha ka qenë një nga tregtarët kryesorë me armë në kohën e luftës në Kosovë, ndërsa shtëpia e tij në Tropojë ka qenë qendër për blerjen e armatimit”.
Siç pohon kjo gazetë, emri i Berishës përmendet nga katër dëshmitarë në dokumentet e Prokorurisë serbe për Krime të Luftës.
Berisha, raportet e "Politikës" i ka lidhur me “histerinë anti-shqiptare të udhëhequr nga Dik Marti“, të cilin e ka quajtur "një racist, që pa asnjë provë, është duke u përpjekur të hedhë baltë në luftën e shqiptarëve të Kosovës”.
“Forma, në të cilën janë bërë akuzat, vetëm mund të më nderojë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për të shtuar se “shpifjet që 'Politika' e Beogradit dhe Dik Marti janë duke propaganduar sërish … dëshmojnë racizmin, verbërinë e tyre dhe zhgënjimin e madh të tyre me çlirimin e një populli”.
Në intervistën për AFP-në, kryeministri Berisha ka vënë në pah se Shqipëria “do të jetë e hapur për çfarëdo hetimi që ndërlidhet me lufëtn në Kosovë dhe rastet tjera” nga ana e EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
Lexoni akuzat e lëshuara nga "Politika"