Tiranë, 27 dhjetor, NOA- Ndërsa pritet të filloj seanca e fundit parlamentare për këtë vit, mësohet se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk kanë gjetur rrugën e kompromisit.
Kompromisi kishte të bënte me ngritjen e komisionit hetimor, ku gjatë seancës së ditës së enjte dhe negociatave që u zhvilluan në ambientet e parlamentit, maxhoranca dhe opozita ranë dakord që PS të ketë kryetarin e komisionit.
Madje një tjetër pikë që u vendos ishte që partia Socialiste të ketë shumicën në vendimmarrje.
Ekspertët ligjorë të ngarkuar për arritjen e kompromisit, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Ilir Rusmali e Viktor Gumi nga Partia Demokratike, kanë ngecur në të njëjtën pikë, kërkesa e maxhorancës për të shtuar një pikë të 4-ët, që hetimi të zhvillohet brenda kushtetutës dhe kuadrit ligjor, ndërsa pika tjetër duket se ka qenë sërish mënyra se si do procedohet me kutitë e materialeve zgjedhore.
a.y/NOA