English

Çështja Sanader, merren në pyetje gjithë krerët e shtetit

E hënë, 27 dhjetor, NOA-Të gjithë krerët shtetërorë do të dëshomjnë në procesin e aferës korruptive kundër ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

Kryeministria dhe shefja e HDZ-së në pushtet, Jadranka Kosor, ministrat e kabinetit qeveritar, kryesia e partisë HDZ, drejtorët e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike dhe persona të tjerë, duke përshirë edhe dhjetra sekretare të ministrave dhe ato të qeverisë janë thirrur nga zyra për parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndër këta dëshmitarë është edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i partisë HDZ, Ivo Sanader i cili u arrestua më 10 dhjetor në afërsi të Salzburgut në Austri.

Autoritetet kroate kanë kërkuar ekstradimin e tij nga Austria, por derisa të jepet vendimi për këtë ekstradim, Sanader vazhdon të qëndrojë në Austri.

a.y/NOA
KOMENTE