English

Dervishaj: Nuk do të ketë mungesë energjie, kemi marrë masa që t’iu përgjigjemi

Tiranë, 27 dhjetor, NOA-Zëvendës ministri i e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Sokol Dervishaj deklaroi se janë marrë të gjitha masat që të mos mungojë energjia në ditët e festave.

Furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike të qytetarëve në festat e fundvitit, ishte garancia e zëvendësministrit të METE-s.

Ai tha para mediave se si KESH-i ashtu edhe OST-ja janë në gadishmëri të plotë për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë ti kalojnë pa probleme.
Duke vijuar më tej, ai u shpreh se është hartuar edhe një plan masash për përballimin e ngarkesës.

Drevishaj siguroi gjithashtu se METE është në kontakt të vazhdueshëm edhe me CEZ-in, në mënyrë që kjo kompani të plotësojë me përpikmëri detyrimet ndaj konsumatorit.

a.y/NOA
KOMENTE