English

Diabeti, një ndihmë vjen nga bajamet

Nju Xhersi, 27 Dhjetor, NOA- Konsumi i bajameve mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga diabeti tip 2. Disa ushqime të caktuara janë në gjendje të modifikojnë metabolizmin, në mënyrë që të zvogëlojnë frekuencën e disa sëmundjeve kardiovaskulare.

Ky është mesazhi i një studimi (ende në vazhdim) nga Universiteti i Mjekësisë dhe Stomatologjisë të New Jersey-it dhe University's School of Public Health, drejtuar nga Dr Michelle Wen.
Studiuesit kanë ekzaminuar dy grupe të vullnetarësh në kushtet e diabetit: grupi i pari ka shtuar në dietë bajamet, ndërsa grupi i dytë jo. Të dy grupet janë këshilluar të konsumojnë karbohidrate.
Pas 16 javësh të eksperimentit, shkencëtarët arritën në përfundimin se bajamet kishin çuar në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe kanë reduktuar nivelet e kolesterolit LDL, duke i bërë njerëzit më rezistente ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas Dr Wien, hulumtimet e vazhdueshme kanë treguar se disa ushqime mund të ndikojnë në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të ndryshme kronike. Më konkretisht, "është premtuese për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike si diabeti tip 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare, që ndryshimet në dietë mund të ndihmojnë në përmirësimin e faktorëve që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjes".

Megjithatë, puna nuk ka përfunduar thonë studiuesit: "Do të ishte e dobishme të kryen studime të tjera për të kontrolluar rreptësisht të ushqyerit dhe studimet metabolike që karakterizojnë kontrollin dhe sasinë e karbohidrateve për të konfirmuar rezultatet e këtij studimi”.

a.e/NOA

KOMENTE