English

Gazeta serbe "Politica", artikull për kryeministrin Berisha

Beograd, 27 Dhjetor 2010 - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë njëri nga tregtarët kryesor të armëve gjatë kohës së luftës në Kosovës. Kështu shkruan e përditshmja serbe, "Politika". Emri i Berishës përmendet nga katër shqiptarë të Kosovës dëshmitë e të cilëve janë pjesë përbërëse e prokurorisë për krime lufte në hetimin për trafikimi të organeve njerëzore.

Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi, tha se qendra për blerjen e armëve ka qenë në shtëpinë e Sali Berishës në fshatin Prifc të Tropojës, në Shqipërinë veriore, në afërsi të vijës kufitare me Kosovën.

Vizion Plus citon të përditshmen serbe “Politika” të ketë shkruar edhe se në atë kohë, Berisha ka qenë politikan opozitar, ish-President i vendit, gjatë mandatit të së cilit janë plaçkitur kazermat ushtarake në këtë vend, nga të cilat janë zhdukur me qindra mijëra armë të vogla dhe municione.

Siç edhe dihet, shkruan "Politika", pjesa më e madhe e atyre armëve ka rënë në duart e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Katër shqiptarët që akuzojnë Berishën për tregti me armë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së të cilët janë arrestuar nga forcat serbe të sigurisë gjatë luftës në Kosovë.

Dëshminë e parë për Berishën e ka dhënë një shqiptar nga rrethi i Gjakovës i cili ka qenë ushtar i grupit të UÇK-së të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky dëshmitar ka treguar se me urdhër të Haradinajt, në vitin 1998, ka shkuar në mënyrë ilegale në Shqipëri për të sjellë armë.

Dëshmitari i tjetër nga Deçani, gjithashtu pjesëtar i UÇK-së, ka deklaruar se pas trajnimit nën mbikëqyrjen e Haradinajt, është organizuar nisja e një grupi prej 10 pjesëtarësh për marrjen e armëve në Shqipëri.

Dëshmitari tjetër, gjithnjë sipas gazetës "Politika", është një shqiptar nga Prizreni, i cili ka punuar në Gjermani, ndërsa në vitin 1998 është kthyer në Kosovë për t'iu bashkuar UÇK-së.

Ai ka thënë se në shkurt të vitit 1998, ka mbledhur 5.800 marka gjermane për të blerë 10 pushkë automatike, 10 gjysmë-automatike, dy kuti mina, një kuti bomba dore e të tjera.

Dokumenti i fundit në të cilin përmendet Berisha është dëshmia e një shqiptari nga Gllogjani, komuna e Deçanit. Ai ka marrë pjesë në takimin në të cilin Ramush Haradinaj u ka thënë banorëve të këtij fshati se duhet të bëhen shkuarje të organizuara në Shqipëri për të marrë armë dhe se duhet të nisin të organizohen sulme ndaj policisë serbe.

Lexoni reagimin e kryeministrit Berisha

KOMENTE