Cozenca, 27 dhjetor NOA - Një person 37-vjeçar është ndarë nga jeta në Rende (Cosenza), në Itali dhe kjo ndërkohë që po bënte stërvitje në një palestër.
Sipas hetimeve fillestare, është bërë e ditur se ai është shtypur nga një makineri, e cila përdorej për fuqizimin e muskujve.
Ende nuk është bërë e qatë nëse ai mbeti viktimë e peshës së madhe, si pasojë e një aksidenti apo nga një goditje që pësoi.
Ai ishte një klient i rregullt i kësaj palestre dhe në atë moment ndodhej i vetëm pasi pronari i saj i kishte dhënë çelësat e hapësirës.
Makina që i ndjeri po përdorte kishte një peshë prej 200 kilogramësh.
r.b/NOA