Mat, 27 dhjetor, NOA-Një 24 vjeçar është gjetur i vrarë në qytetin e Matit mesditën e sotme. Sipas të dhënave paraprake nuk dihet nëse viktima është vrarë apo është vetëvrarë. Sipas burimeve për agjencinë e lajmeve NOA, mësohet se identiteti i viktimës është Besmir Kurti.
Viktima u gjet i vrarë pranë kishës së qytetit të Matit.
Pas gjetjes së trupit të pajetë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, gjithsesi deri tani ata po tregohen të rezervuar për dhënien e detajeve të tjera.
a.y/NOA